Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Opinion | Një akt që vlen të komentohet

Një akt që vlen të komentohet

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Xhavit HALITI

Para disa  ditësh, forca paqeruajtëse e KFOR-it ia kaloi, pa bërë zhurmë (pa bërë ndonjë ceremoni), kompetencat dhe detyrimet e veta, për sigurimin e Manastirit të Graçanicës, Shërbimit të Policisë së Kosovës (SHPK-së).
Ky manastir, objekt i trashëgimisë fetare e historike serbe, është i pari objekt i kësaj natyre në Kosovë, i cilësuar si objekt kulti me vlera kulturore-historike, jo vetëm nga Serbia, por edhe nga bashkësia ndërkombëtare, që i besohet për ruajtje forcave policore të Kosovës nga KFOR-i. Ai nuk është një monument kulti i krahasueshëm dhe, ca më pak i barazvlefshëm  kulturalisht dhe historikisht me 18 objekte të tjera fetare kristiane nën mbrojtjen e policisë së Kosovës, kur deri tashmë, siç thuhet, nuk rezulton asnjë incident. Sipas njoftimit mediatik, marrja nën mbrojtje e Manastirit të Graçanicës nga KFOR-i prej SHPK-së, shkaktoi reagime të ndryshme, madje të kundërta ndër serbët dhe ndër autoritetet shtetërore të Kosovës. Me gjithë argumentet e publikuara për përligjjen e  këtij kalimi të përgjegjësive,si dhe i gjithë arsyetimi, që e pasoi, u kundërshtua nga drejtuesit e Manastirit, nga autoritetet politike të Beogradit dhe nga krerët e Kishës Ortodokse të Serbisë.
Përzierja e pushtetit politik me pushtetin e institucioneve fetare, nëse nuk shkakton pështjellime social-politike, shkakton paqartësi e konfuzion në opinion. Arrij në këtë përfundim nisur nga reagimet në media për kalimin e mbrojtjes së Manastirit të Graçanicës nga KFOR-i te SHPK-ja, prej qytetarëve të Graçanicës, që përjetuan qetësisht këtë kalim. Dikush deklarohet se do të ketë siguri të njëjtë për këtë objekt, siç ka pasur edhe me KFOR-in. Një tjetër, të cilin më pëlqen ta citoj, thotë: “Nuk duhet as kishat, as xhamitë t’i ruajë askush, ato i ka krijuar Zoti dhe ai duhet t’i ruajë. As policia, as KFORi nuk duhet t’a ruajë”.Pa dashur të ndalem në qendrimin publik të kryetarit të komunës së re të Graçanicës, që shfaqet realist në vlerësimin e këtij kalimi, dua të vë në dukje se një nga obligimet thelbësore, që rrjedh nga Kushtetuta tërësisht demokratke e shtetit të pavarur të Kosovës;  “Ruajtja e trashëgimisë fetare e kultutrore serbe është një nga përgjegjësitë, që kanë marrë institucionet e Kosovës me Planin e Ahtisarit për pavarësinë”.
Është tepër e vështirë të veçosh e të gjykosh se kush vlerësohet më tepër në vende e popuj të ndryshëm të Botës: Ndjesia nacionale apo përkatësia fetare (?!). Në jo pak vende, veçanërisht në Azinë Perendimore e Qendrore, ambiciet dhe lufta e hapur politike kulmon me akte terroriste në objekte kulti. Në Ballkan, me përjashtim të ndonjë rasti të veçuar në Turqi, që është dhe mbetet inspiruesja dhe nyja lidhëse e Euro-Azisë, vështirë të shënohet në tri dekadat e fundit një ‘fakt” i tillë.
Është thënë,  thuhet dhe do të vazhdoj të flitet nga serbët për shkatërrimin nga shqiptarët,mbas luftës, të rreth 140 objekteve kishtare dhe pjesë ndihmese të tyre(konaqe). Ngjarje të tilla ,në shkaqet e së cilës nuk dua të ndalem,shmangu dhe fshiu nga kujtesa  e opinionit ndërkombëtar,por jo dhe prej kujtesës së kosovarëve faktin e shkatrimit prej sebëve në vitin 1999 –të,të 218 objekteve të kultit të besimit islam. Qeveria e Kosovës e asaj kohe (mundësitë dhe kompetencat reale të së cilës dihen), pati ndershmërinë dhe aftësinë ekzekutive për t’i restauruar gjithë dëmtimet e objekteve te kultit kristian, nisur nga premisa administrative e çdo shteti të pavarur se ato  janë pasuri e Kosovës dhe si të tilla duhet të ruhen nga të gjithë.Në këtë angazhim e investim Qeveria e Kosovës nuk kërkoi kurrë një qëndrim e veprim ekuivalent prej Qeverisë Serbe për t’i kontribuar rindërtimit të xhamive dhe objekteve te tjera islame,të shkatruara nga serbët,që, në numur, ishin dyfishi i objekteve që demtuan shqiptarët.Ky tejkalim i reciproritetit ka qënë tërësisht i ndërgjegjshëm.Restaurimi i të gjitha objekteve fetare të dëmtuara nuk u bë nën ndjesinë e fajit dhe, ca më pak,nën psikozën e inferioritetit ndaj “fisnikërisë “ të këtij besim në raport me besimin mysliman.Akti i Qeverisë së Kosovës u bë, jo vetëm për të frenuar e neutralizuar efektet e propagandës së fuqishme serbe,për gjoja antikristianizmin “patologjik” të shqiptarëve,por ,në rradhë të parë për të shmangur çdo lloj tensionimi mes minorancave etnike të besimeve të ndryshme fetare,që janë dhe do të jenë qytetarë të barabartë të shtetit të Kosovës.
Jam i bindur që shteti i Kosovës është i predispozuar, i angazhuar realisht dhe i aftë të mbrojë lirinë kushtetuese të besimit dhe të fesë. Deri tani ai ka dëshmuar se ka ditur ta respektojë dhe zbatojë mirë këtë, i detyruar nga dispozita kushtetuese, që mishëron për këtë çështje Pakon Ahtisari dhe logjikën shtetërore demokratike. Reagimet negative dhe pretendimet e Beogradit zyrtar për t’i marrë vetë në mbrojtje objektet serbe të kultit që ndodhen në territorin e shtetit të Kosovës nuk janë pasojë e mosbesimit të ruajtjes së tyre nga institucionet përkatëse të Kosovës, por janë shfaqje të kokëfortësisë dhe insistimit të politikës serbe për të mos njohur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0