Hyrje | Opinion | Vjeshta e nxehtë e politikës

Vjeshta e nxehtë e politikës

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Petrit MENAJ

Siç dhe pritej, shenjat e një vjeshte të nxehtë për politikën në Maqedoni u dhanë. Dalja  e Grujevskit vetëm për dhënien e raportit të punës katër vjeçare të qeverisë, si  dhe krisja e nëntokës së korruptuar të VMRO-s me vrasjen e trefishtë brenda radhëve të sajë, s’është gjë tjetër veçse paralajmërim i një të nxehtit përvëlues në politikë, që po vjen bashkë me vjeshtën. Populli kotë s’thotë: “Kush mbjell erën, do korrë furtunën, apo ç’të mbjellësh do të korrësh”. Nga ana tjetër, Ali Ahmeti ka humbur diçka nga vetja në planin afat shkurtër prej qëndrimi jo ekstrem ndaj politikës së Grujevskit, por ka fituar më shumë në planin afat gjatë, ku nuk ka fituar vetëm ai dhe BDI-ja, por gjithë shqiptarët e këtushëm, të cilët nga gjendja e vështirë ekonomike, e shikojnë dëborën vetëm te këmbët e tyre dhe jo dhe te të tjerët, duke bërë, që një pjesë e popullatës të mos e shikojnë siç duhet perspektivën e vërtetë në aspektin kombëtar, për të cilën kanë sakrifikuar gjithë brezat e atdhetarëve, ashtu si dhe dëshmorët e luftës së vitit 2001.
Kjo situatë ka avantazhe e veta, të cilat duhen parë në planin më të gjerë, në atë të integrimit të Ballkanit dhe të shqiptarëve mes veti, i cili tregon juajalitetin e  shqiptareve, në kuadrin e rritjes së besimit të SHBA-ve dhe BE-së për një partneritet më të sigurt dhe afat gjatë.
Këtu e ka burimin strategjia e politikës shqiptare mbas luftërave, nga e cila udhëhiqet dhe Ali Ahmeti për t’ju kundërvënë me kujdes  e qetësi politikave antishqiptare të qarqeve të ndryshme, në lidhje me të ardhmen e Ballkanit dhe të shqiptarëve. Manifestimi mbas lufte i një politike ekstreme kombëtare, kundërvënia nacionalizmit ekstrem ballkanik, po me të njëjtën monedhë, do të sabotonte zbatimin e strategjisë mbarëkombëtare të zgjidhjes paqësore të problemeve të mbetura pezull për shqiptarët. Çdo nacionalizëm dhe ekstremizëm, në çarë do mënyre që mund të shfaqet do tu vijë vetëm në krahë skenarëve e shpifjeve të qarqeve antishqiptare për krijimin gjoja të “Shqipërisë së Madhe”
Pikërisht, te qartësia e mos zbatimit të këtyre skenarëve duhet kuptuar qëndrimi i matur dhe durimit të BDI-së dhe Ali Ahmetit, që si para dhe pas botimit të Enciklopedisë Maqedonase kanë gjetur një gjuhë dhe qëndrim elegant, për tu përgjigjur provokimeve maqedonase për të ndezur zjarre urrejtjesh e luftërash etnike në fajësim të shqiptarëve sipas skenarëve të vjetër. Megjithatë brenda shpalosjes së këtij durimi BDI-ja dhe Ali Ahmeti nuk kanë lënë pa bërë të ditur dhe rreziqet që i kanosen Maqedonisë nga antishqiptarizmi. Që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit e këtej politikës maqedonase u është bërë më se e qartë se nuk mund të ketë shtet maqedonas pa shqiptarët, si zot në trojet e tyre e jo siç u pëlqen qarqeve antievropiane, të cilat nuk e dëshirojnë futjen e Maqedonisë në NATO dhe BE. Duke u nisur nga sa më sipër shqiptarët e këtushëm duhet ta kuptojnë se shteti ku ata janë sot është dhe i tyre dhe për hir të kontributit që kanë dhënë dhe japin, nuk duhet ti besojnë lojës provokuese të dalies nga qeveria pa krijuar kushte për zgjedhje të tjera të parakohshme. Çdo tërheqje prej qeverisë, që do të çonte përsëri në qeveri VMRO-në do të ishte më se e rrezikshme për Maqedoninë, por veçanërisht për shqiptarët, sepse do ti krijonte Grujevskit prapë shanse të raportojë për gjashtë dhe tetë vjetorin e qeverisë së VMRO-së.
Nga ky aspekt dhe BDI me veprimin e fundit të ministrave të saj i bëri të ditur Grujevskit dhe gjithë opinionit të gjerë, se nuk është dakord me të dhe vijën e ti politike dhe se kjo situatë nuk mund të jetë pa fund, por i ka ditët të numëruara. Këtë rrezik Grujevski dhe partia e tij e ka kuptuar, por krenaria e çmendur për të mbajtur akoma lartë frymën “kombëtare maqedonase” me antishqiptarizëm do të vazhdojë dhe për ca kohë, deri sa dhe mes radhëve të VMRO-s të rritet numri i intelektualëve, që do ta kuptojnë rrezikun që mbart mbi vete për Maqedoninë antishqiptarizmi i tyre.
Është më se e vërtetë se kjo qeveri qëndron në këmbë nga Ali Ahmeti, por nuk analizohet mirë se ç’mund të ndodh mbas tërheqjes së BDI-së nga qeveria, kur korrupsioni i tanishëm i njerëzve mund të sjell qëndrime nga më të paparashikuarat, të cilat mund t’ju sjellin shqiptarëve më shumë dëm, se sa qëndrimi në qeveri, deri në pjekjen e kushteve reale të humbjes së mbështetjes së VMRO- së në të gjitha planet.
BDI-ja dhe Ali Ahmeti duke qenë në qeveri me të dy partitë e mëdha maqedonase, duke ua njohur atyre dhe partive të tjera të vogla forcën dhe mbështetjen që kanë në elektorat, ecin me llogari reale, për ta çuar, apo mos ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, pavarësisht se mund të humbas diçka nga vetja, veprim ky, që në momentin e duhur do të kuptohet ashtu si më parë, nga shumica e shqiptarëve në Maqedoni.
Duke analizuar veprimet e politikës së BDI-së në raport me politikën e partnerit në qeveri, duke sqaruar psenë e qëndrimit të but e të matur ndaj ekstremizmit maqedonas, dua të theksoj efektin e këtij ekstremizmi, që realisht me qëndrimin e matur shqiptarët nuk humbin, por rriten çdo ditë në sytë e politikës botërore. Nuk do ti gjej më gjë shqiptarë, as nga përdorimi i një, dy apo dhe dhjetë teksteve të gjeografisë e historisë, apo dhe nënçmimi që mundohet tu bëjë politika e Grijevskit atyre, kur dihet, se shqiptarëve askush nuk mund tua mësoi historinë dhe gjeografinë e trojeve të tyre etnike. Të vërtetën askush nuk mund ta shtrembëroj më, me botimin e një apo njëqind paçavure bashkë. Në këtë aspekt mendoj se politizimi i problemeve nuk ka më vend për politikën shqiptare. Politizimi asgjë të mirë nuk do të sjell, veç përçarjeve të mëtejshme të cilat mund ta ngadalësojnë, por kurrë nuk do ta pengojnë dot realizimin e ëndrrës shqiptare për tu bërë zot në trojet e tyre.
Kështu duke parë globalisht politikën, duke analizuar perspektivën e shqiptarëve dhe të gjithë Ballkanit politika shqiptare në Maqedoni, në këtë vjeshtë, që parashikohet e nxehtë, duhet ta shfrytëzojë me kujdes larg pazareve dhe kompromiseve të luftës për pushtet të partive, por të përfitimit total të të drejtave, jo në mënyrë fiktive, por në mënyrë dinjitoze me njerëz kompetent dhe me autoritet të pa diskutueshëm, të cilët nuk duhet të marrin vetëm rrogën por të bëjnë dhe punën në dikasterin ku do të emërohet.

Subscribe to comments feed Komente (16 publikuar):

vela në 13/09/2010 12:11:03
avatar
O zotri petrit, hajde bre zotri bindem ti mua dhe shume te tjere se me veprimet e mosdhenjes se te trejtave shqiptareve qe po e ben Grujevski a nuk i ritet rejtungu e ti po thua se duhet ngelur ne qeveri. O zotri dita-dites ai jo se fiton poena por i ritet rejtingu, por mos haro jo tek shqiptaret, dalloje pak kte, meqe je analist, beri nje analize te kthjellt kesaj te rejtingut, hajde bre zotri mos na lodh me pallavra. Ne shume menyra ritet rejtingu tung...
Thumbs Up Thumbs Down
0
Farush rushani në 13/09/2010 05:34:21
avatar
I nderuar P.Menaj ju nderoj per kete shkrim dhe ju jap kurajo qe te vazdhoni edhe ne te ardhmen.Me duhet nje gje te them qe me sa e pashe nuke kishi thene,keshtu sic jane duke shkuar punet u sugjeroj Shqiptareve te Maqedonise kah fundi i ketij viti le te kapin pushket.
Thumbs Up Thumbs Down
0
emre në 12/09/2010 11:42:35
avatar
pershendes zotriun petrit manaj sepse e ka qelluar kurse sa i perket popullit dota kuptoj pak me von se ki koment eshte i vertet sepse tek na shqiptaret e ,mk. nuk ka politikan me te mir se aliu she nuk do te ket sepse vetem ki ja ka kthier pushken dhe ja ulur per ball kurse te tjeret vetem ja kan rritur simpatin tek maqedonasit gruevskit sic eshte menduh thaci me helmimin ne tetov ne vitin 96 me shitjen e votave ne bogovij recic etj po ashtu ja siguroj 62 deputet kurse juve po ju duket aliu tradhtar gabim e keni ju komentator sepse un jam qitetar i thjesht po ashtu shumica jan me alin dhe do te jemi per shum vjet,kurse tradhtaret jan tek pdsh,ja.
Thumbs Up Thumbs Down
0
flakaemaleve në 12/09/2010 08:49:41
avatar
Pershendetje te gjitheve ju qe komentoni analizat e z. Petrit!
Me duket se pak e njihni zoterine ne fjale, ose me then hic fare.
Nuk dua te zgjas shum, por, po ju them vetem dicka qe te lexoni me shum shkrimet e zotit Petrit, por te dini edhe me shum mbi biografine e personit ne fjale.
Z. Petrit nuk eshte zedhenes i BDI-se, por i gjithe shqiptareve, dhe e ka vetem nje qellim te mire per nje ceshtje shum me te madhe.
Po permend vetem dicka, se kur ka qene ne pyetje nderrimi i emrit te Maqedonise dhe u dha nje propozim qe te quhet Maqedonija Perendimore, z. Petrit e kundershtoi me fakte kete propozim, dhe si sygjrim i tij nuk u pranua.
Njoftohuni pak me shum per aktivitetet e z, Petrit sepse zoteria eshte edhe i shkrimit edhe i ....!
Thumbs Up Thumbs Down
0
bejta në 11/09/2010 08:56:57
avatar
ky zoteri analisti qenka alamet analist.si duket paska probem me diopteri.i propozoj qe kur mos ta kap penden ne dore sepse qenka JOanalistpor paramarres nga ndonje strukture politike apo ekonomike etj.ALI AHMETIN une po ja jap personalishte fale e bashke me shoket e tij le ti ruan ne regalet e tij ne shtepi si suvenira sepse per ne shqiptaret do te jene nje kujtim i keq i dekades se pare te mileniumit te trete rrjedhes .por inshalla eshte kjo dekade si nje episod jo interesant i ndonje serie filmike te mire.mbes me shprese se autoret si ky zoteri me ne fund do te skuqen nga veprat e tyre.
Thumbs Up Thumbs Down
0
Studenti- Gostivar në 10/09/2010 10:29:37
avatar
Më vjen shumë keq që të gjithë komentuesit(lexo: kritikuesit)e z.Petrit Mënajt nuk kanë kulturë politike elementare sepse mundohen të "kritikojnë"- ofendojnë a duket qartë senuk dijnë të analizojnë fenomene politike ose punën e subjekteve politike nga vetë fakti që nuk ofrojnë mendim alternativ kundrejt mendimit të z.Mënaj.
Të nderuar "komentues" ju pse nuk tregoni cili është subjekti politik - Partia politike që realisht është dhe do të ishte edhe në të ardhmen partia më e mirë dhe më suksesshme dhe që duhet përkrahur nga shqiptarët e IRJM-ës.
Derisa ju "komentus" kritikoni - ofendoni një person që shpreh mendimin e lirë personal pë një subjekt politik, kurse ju nuk përmendi asnji parti tjetër si alternativ ma e mirë se BDI-ja, duket hashiqare se ju nuk dini se çfar kërkoni ose nuk keni kapacitet intelektual politik të ofroni alternativa.
Personat që vetëm kritikojnë ose ofendojnë mundohen me primitivizëm politik të pengojnë shprehjen e mendimit dhe fjalën e lirë të analistëve dhe intelektualëve ngjajshë si që bënte pushteti komunist në sistemin monist.
Ju komentues mendimin e të tjerëve mund ta vendosni në sprovë vetëm nëse keni mendim alternativ tuajin.
Mungesa e alternativave demokratike tregon nivelin e ulët arsimor dhe politik të individit - mungesën e kulturës elementare politike.
Thumbs Up Thumbs Down
-1
haraqina në 09/09/2010 14:22:19
avatar
zedhensi i BIDAIS-e petrit manaj akoma po vazhdojka me kengen e tij te vjeter: Nina nena more bir flej se gjumi te ben mire. Poe e pagujkan fort gruefski dhe ali xhufka i Kercoves
Thumbs Up Thumbs Down
0
Xhemali-Struge në 08/09/2010 21:19:18
avatar
Analiza e Juaj z.Mënaj vetëm e përforcon dilemën a ishte i nevojshëm viti 2001. Sipas asaj që Ju e shkruani aspak nuk ka qen e nevojshme sepse edhe vet në një mënyrë indirekte e pranoni se nuk ka ndryshime rrënjësore nga ajo datë edhe pse u përdor forma radikale(lufta) për ndryshime,sa ka ndryshuar situata që nga atëherë për shqiptarët e RM-së.besoj se nuk duhen syza me njgjyrë për të parë situatën në të cilën sot jetojnë shqiptarët. Edhe një pyetje ,edhe sa duhet të presin shqiptarët që realisht të ndihen të barabartë në RM ?.Integrimet që po i preism ne, duhet të ndodhin atëherë kur shqiptarët edhe realisht do të jenë të barabartë në këtë shtet kur buxheti,investimet,kultura,arsimi,sporti,infrastuktura dhe shumë lëmi të tjera aspak nuk japin edhe më të voglën shpresë se do të integrohemi me të njejtat vlera me maqedonasit.Patjetër më duhet tju bëj një pyetje,cila është situata sot e bashkësive(pakicave sepse ne shqiptarët ashtu quhemi sot ose thënë më saktë 20 përqindshi)në shtete siç janë Bullgaria dhe Rumania edhe pse këto dy shtete janë anëtarë të BE-së,jam i bindur se e dini shumë më mirë se unë se ato aspak nuk e kanë më lehtë seç e kishin para se këto shtete të bëhen anëtarë të BE-së.Jam dakord se librat dhe tekste të ndryshme ku ofendohen shqiptarët nuk e ndryshojnë historinë për shqiptarët ,por kur këto libra botohen me paratë edhe të taksapaguesve shqiptarë këtë nuk mund ta arsyetoj dhe që është më tragjike shumë projekte antishqiptare kanë marë votën e atyre që sot përfaqësojnë shqiptarët në RM (Enciklopedia,Nataliteti,Maqedonishtja nga kl.e parë, Shkupi 2014 dhe shumë projekte të tjera)besoj se edhe një shumicë e madhe e shqiptarëve nuk pajtohen.Gjithë këtë për të cilën shkruajta më lartë, Ju kërkoni nga shqiptarët ta arsyetojnë dhe ta legjitimojnë nëpërmjet atyre që sot thiren në emër tonin,mendoj se një gjë të tillë nuk keni të drejtë morale ta kërkoni nga të tjerët ,kjo politikë antishqiptare që sot po ndiqet nga VMRO (me ndihmën me apo pa vetëdije edhe nga BDI)duhet delegjetimuar një ditë më parë.
Thumbs Up Thumbs Down
0
iliri në 08/09/2010 16:28:41
avatar
ky far analisti sigurisht eshte pregaditur ne epruvetat e instituteve marksiste-leniniste te enver hoxhes dhe te serbise,eshte hileqar dhe zullumqar i madh -rrezik per shqiptarete maqedonise
Thumbs Up Thumbs Down
0
murat gostivari në 08/09/2010 15:28:29
avatar
edhe une thom;larg duart ka populi ju zot petrit dhe bdi ja;jam nji ana alfabet;por e kuptoj punen dhe drejtimin se ku po con,demi qje i bojet populit tash,nuk e kan bo edhe komunistet e lazar mojsovit,per shkak paaftesise portive shqiptare nuk thom se duet kap pushken,vec krejt indikacionet folin per te,edhe me siguri se nuk dot jete gruevski fajtor fajtoret dijen ata qje bashk punojn me te.situata osht alarmante per partit shqiptare,per shkak se xhdo dit ju imponoet donji e re negative,edhe populi tjeter rug dalje nuk shef;kurse ju politikanet boni(biznesa ne esap te populit)pra mos jete neser voon per ju politikane!
Thumbs Up Thumbs Down
0
1 2 next total: 16 | Treguar: 1 - 10

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0