Fatmirja e Kosovarja po ia zbardhin fytyrën shqiptarëve
A ka më mirë se të jenë dy shqiptare në çerekfinalet e mëdha evropiane. Kjo është për çdo mburrje për të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe veprojnë. Nuk ka më mirë se kur dëgjon: Fatmire Bajramaj kreatore e fitores apo futbollistja më e mirë e kombëtares gjermane. Nuk ka më krenari se kur dëgjon: Kosovare Asllani shkëlqen në fushë ose ajo shpërtheu me gol për kombëtaren suedeze. Dy futbolliste të shkathta shqiptare, Fatmire Bajramaj dhe Kosovare Asllani, me padurim presin përballjet çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Finlandë. Fatmire Bajramaj që luan në kombëtaren e Gjermanisë më 4 shtator përballet me Italinë në ora 15.00. Futbollistja Kosovare Asllani më 4 shtator ballafaqohen më kombëtaren e Francës. Kjo ndeshje zhvillohet në ora 19.00. Dy futbolliste shqiptare nga Kosova, që zbardhin fytyrën e shqiptarëve kudo që janë e veprojnë dhe që dëshmojnë se edhe femrat shqiptare dinë të luajnë futboll të bukur madje edhe të jenë faktore në kombëtaret e tyre.
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj