Jakupi, sërish kampion i Evropës
Reprezentuesi i Maqedonisë në karate, Berat Jakupi sërish ka shkëlqyer. Kampioni evropian nga viti i kaluar ka fituar edhe një titull kampioni të Evropës në kategorinë e kadetëve (-76kg), në europianin e karatesë që po mbahet në Izmir të Turqisë. Ai në javën e parë e mundi garuesin nga Skocia, në raundin e dytë ishte më i mirë se karateisti nga Estonia, duke e mundur 3-0. Në xhiron e tretë e fitoi një karateist serb me rezultat 4-1, kurse në javën e katërt viktimë e tij ishte garuesi nga Franca (1-0). Në finale Jakupi me rezultat 1-0 e fitoi rivalin e tij nga Norvegjia dhe në këtë mënyrë me meritë e fitoi medaljen e artë. Juniorët e Maqedonisë fituan një medalje të artë, një të bronztë dhe dy vende të pesta. Në kategorinë deri më -68kg, Bojan Jovanovksi e fitoi medaljen e bronztë, duke e mundur një garues nga Sllovakia me rezultat 5-0. Në kategorinë deri më +59kg Rejhan Idrizi u mposhtë në javën e parë nga karateistja qipriote. Në këtë kampionat evropian janë duke marrë pjesë garues nga 41 shtete. Të hënën do të zhvillohen garat në kate ekipore dhe kumite në konkurrencën e juniorëve deri më 21 vjet. Garuesit e Maqedonisë janë të udhëhequr nga selektori Petar Belistojanovski dhe ndihmësi i tij Arlind Huseini.
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj