Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Sport | Maqedonia në grup me Rusinë, Shqipëria me Francën

Maqedonia në grup me Rusinë, Shqipëria me Francën

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Të dielën në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, është tërhequr shorti për grupet kualifikuese për Kampionatin evropian në vitin 2012 në Poloni dhe Ukrainë. Reprezentacioni i Maqedonisë do të luaj në grupin “B” së bashku me Rusinë, Sllovakinë, R. e Irlandës, Armeninë dhe Andorran. Kundërshtarët nuk janë të panjohur, pasi Kombëtarja e Maqedonisë edhe në të kaluarën është takuar me këto reprezentacione. Në anën tjetër, Shqipëria do të bëjë pjesë në grupin “D”, ku për rival ka fituar Francën, Rumaninë, BeH, Bjellorusinë dhe Luksemburgun. Kualifikimet fillojnë më 3 shtator të këtij viti dhe zgjasin deri më 11 tetor të 2011-ës, kurse plasman direkt në fazën finale sigurojnë nëntë fituesit e grupeve dhe skuadra më e suksesshme e vendit të dytë. Tetë të tjerat do të luajnë ndeshje barazhi, të cilat janë në program më 11/12 dhe 15 nëntor të vitit të ardhshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Grupet:

Grupi A:

Gjermania, Turqia, Austria, Belgjika, Kazakistan, Azerbajxhani

Grupi B:

Rusia, Sllovakia, R. Irlanda, Maqedonia, Armenia, Andorra

Grupi C:

Italia, Serbia, Irlanda Veriore, Sllovenia, Estonia, Ishujt Fare

Grupi D:

Franca, Rumania, BeH, Bjellorusia, Shqipëria, Luksemburg

Grupi E:

Holanda, Suedia, Finlanda, Hungaria, Moldavia, San Marino

Grupi F:

Kroacia, Greqia, Izraeli, Letonia, Gjeorgjia, Malta

Grupi G:

Anglia, Zvicra, Bullgaria, Welsi, Mali I Zi

Grupi H:

Portugalia, Danimarka, Norvegjia, Qipro, Islanda

Grupi I:

Spanja, Çekia, Skocia, Lituania, Lihtenstejni

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0