Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Sport | Shkëndija dhe Drita e nisin me fitore

Shkëndija dhe Drita e nisin me fitore

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Shkëndija e Tetovës e ka nisur me fitore pjesën e dytë të kampionatit të futbollit në Ligën e dytë të Maqedonisë (java 14). Kampioni vjeshtor e mposhti “nikoqirin” Vëllazërimin e Kërçovës me rezultat 1-0 në fushën e stadiumit të Makedonija GJP, ndërsa golin e vetëm e ka realizuar Nenad Jovanoviç në minutën e 50-të të lojës. Përveç këtij goli lojtarët e Shkëndijës kanë krijuar edhe një sërë rastesh shënimi, por kanë qenë të dëmtuar nga gjyqtarët për dy penallti dhe për ofsajdi të paekzistuara. “Ne fituam me meritë. Nga loja duhet të jemi dhe të mos jemi të kënaqur, mirëpo me që është loja e parë mendoj se ishte në rregull. Ne kemi dominuar në fushën e lojës dhe në asnjë moment s’kemi qenë të rrezikuar nga kundërshtari. Madje, në një rast portieri Zendeli kërkonte nga trajneri Qatip Osmani të zëvendësohej, sepse ishte i papunë”, tha nënkryetari i Shkëndijës, Idriz Ibishi.

 

S

Rezultatet:

ezonin pranveror me fitore e ka hapur edhe Drita e Bogovinës, e cila mposhti Miravcin me rezultat 1-0 me golin e shënuar nga Mujdin Nebiu në minutën e 51-të të ndeshjes. “Ishte një ndeshje e zorshme, pasi terreni ishte tejet i vështirë për lojë. Thjeshtë nuk mund ta zhvillonim ndeshjen normale. Megjithatë, përkundër kushteve të këtilla u zhvillua një luftë e madhe nga të dyja palët, por ne arritëm të marrim tre pikë dhe kjo ishte me rëndësi. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi, edhe pse në disa raste mbrojtja jonë bënte gabime nga të cilat nuk u dënuam. Edhe njëherë i uroj lojtarët për angazhimin e dhënë në fushën e lojës, në të cilën shihej se cili ekip do të shënoj gol i pari, ai edhe do të fitonte takimin”, tha Jeton Beqiri, trajner i skuadrës së Dritës. Skuadra e Vllaznimit nga Struga pësoi disfatë prej 2-0 si udhëtues i 11 Oktomvrit në Prilep.

Vëllazërimi – Shkëndija 0-1

Bellasica – Bregallnica 0-3

Novaci – Skopje 2-4

Drita – Miravci 1-0

Ohrid – Cementarnica 3-0

11 Oktomvri – Vllaznimi 2-0

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0