Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Sport | Vardari mposhti Milanon

Vardari mposhti Milanon

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Milano e ka filluar me disfatë edicionin e pranverës në elitën e futbollit të Maqedonisë, pasi kanë humbur nga Vardari me rezultat 2-0, në ndeshjen që është zhvilluar në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. Golat për kuqezinjtë nga Shkupi i shënuan Milan Ilievski (45’) dhe Fahrudin Gjurgjevic (89’), i cili e vulosi rezultatin përfundimtar të lojës, duke ia humbur të gjitha shpresat Milanos për ndonjë befasi eventuale. “Ishte një ndeshje e vështirë, sepse skuadra e Milanos ishte e përforcuar me lojtarë të ndryshëm. Dhe, secili ekip që do të ballafaqohet me Milanon do ta ketë shumë vështir për ta fituar, nëse nuk angazhohet mirë e mirë. Pastaj në skuadrën tonë në momentet e fundit erdhi pothuajse komplet skuadra e Makedonija GJP-së dhe e kishim vështirë që brenda një kohe të shkurtër të përshtatemi me njëri tjetrin. Mirëpo, edhe përkundër kësaj arritëm të shënojmë fitore, e cila është e një rëndësie të madhe për ndeshjet e ardhshme”, tha mbrojtësi Zekerija Ramadani, i cili i luajti 90 minutat e takimit. Përveç tij në sfidën e së shtunës në dhjetë minutat e fundit u aktivizua edhe Arben Nuhiu, i cili asistoi në golin e dytë të skuadrës së Vardarit.

“Vardari u tregua më me përvojë dhe meritë e fitoi ndeshjen, kurse ne ende nuk e kemi komponuar mirë ekipin. Mendojmë se në ndeshjet e ardhshme do të konsolidohemi dhe do të përmirësojmë lojën tonë për të arritur rezultate të mira”, tha sekretari i Milanos, Belgi Arifi. Pas javës së 18-të Milano mbetet në vendin e dhjetë me 3 pikë, kurse Vardari (luajti javën e 17-të) renditet i nënti me 16 pikë.

 

Vëllezërit Guxhufi në Milano

“Të dy lojtarët e Sllogës do të vijnë të hënën në Kumanovë. Portieri Blerim Guxhufi dhe sulmuesi Burim Guxhufi kanë shanse të mira që të lidhin kontratat me klubin tonë për gjashtë muajt e ardhshëm”, bëri të ditur sekretari i Milanos, Arifi.

 

Rezultatet:

Pobeda - Metalurg 0-1

Sileks - Turnovo 3-0

Teteks - Pelister 1-2

Vardar - Milano 2-0

Renova dhe Rabotnicki (të lirë)

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokĂ«ve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0