Ibraimi titullar, Alimi në bankinë?
Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë të mërkurën e zhvillon ndeshjen e parë miqësore në vitin 2010. Për kundërshtarë do të jetë Kombëtarja e Malit të Zi, e drejtohet nga trajneri kroat, Zllatko Kranjcar. Sulmuesi shqiptar i Schalkes 04, Besart Ibraimi, ndonëse nuk i njeh mirë cilësitë e skuadrës kundërshtare thekson se Maqedonia në këtë ballafaqim do të mundohet të tregojë paraqitje të mirë dhe të shënojë fitore. Ai gjithashtu pret që trajneri Mirsad Jonuz t’i jap hapësirë më të madhe në fushën e lojës me qëllim të tregoj sa më shumë nga repertoari i tij i pasur. “Unë dhe pse nuk jam titullar në skuadrën e Schalkes mendoj se do të marrë besimin e trajnerit që të luaj sa më shumë në ndeshjen e së mërkurës. Nuk i njohë mirë lojtarët malazezë, por kujtoj se me një angazhim të të gjithë lojtarëve tanë mund të arrijmë rezultat pozitiv. Kjo ndeshje është një rast i mirë që ta nisim mbarë vitin 2010, sepse siç dihet na presin kualifikimet për Euro 2012”, tha Besart Ibraimi. Në sfidën miqësore kundër Malit të Zi në lojë pritet të paraqitet edhe Armend Alimi, i cili ka pasur një lëndim të lehtë, por do të jetë i gatshëm ndaj Malit të Zi. “Jam në gjendje të mirë shëndetësore. U lëndova pak në ndeshjen e fundit me Megjimurjen, por tani gjithçka është OK. Edhe mjekët më kanë thënë se mund të luaj, prandaj i qëndroj në dispozicion selektorit Jonuz”, tha mesfushori Alimi. Mësojmë se në ndeshjen kundër Malit të Zi, Ibraimi do të jetë titullar, kurse Alimi do të inkuadrohet në pjesën e dytë. Ndeshja Maqedoni – Mali i Zi do të luhet në stadiumin “Filipi i Dytë” me fillim nga ora 14:30. Takimi i parë miqësor i zhvilluar në Podgoricë (viti 2008) midis këtyre dy Kombëtareve ka përfunduar me fitoren e malazezëve prej 2-1.
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
e pa kuptueshme!
shpresoi alimi te tregohet njeher, se kush eshte!!
Publikoni komentin tuaj