Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Sport | Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme

Behrami: Spanja nuk është e pathyeshme

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Me ndeshjen kundër Uruguait, Zvicra do të fillojë rrugën e kombëtares së saj futbollistike për në Kampionatin botëror. Qysh tani, futbollistët zviceranë kanë filluar t’i bëjnë llogaritë e veta, në mesin e të cilëve do të jenë edhe Valon Behrami, Albert Bunjaku e ndoshta edhe Blerim Xhemaili e Xherdan Shaqiri. Sipas tyre, ndeshjet kyçe për reprezentacionin zviceran do të jenë ato kundër Kilit dhe Hondurasit. Por, trajneri Ottmar Hitzfeld dhe kosovari, Valon Behrami kanë tjetër vizion. Për tre muaj do të fillojë Kampionati botëror në Republikën Jug-afrikane. Është e qartë se shumica e gazetarëve, tashmë dëshirojnë të bisedojnë lidhur me raundin përfundimtar të kampionatit, edhe atë qysh para fillimit të ndeshjes miqësore kundër Uruguait. Spanja duket se është shumë e fortë, kanë parashtruar këtë pyetje gazetarët zviceranë. Përgjigjja e bindshme erdhi nga kosovari Valon Behrami, i cili deklaroi: “Jo, jo, Spanja nuk është e pathyeshme. Këtë e dëshmoi edhe Kupa e Konfederatës kur ajo humbi me rezultat 2:0 nga SHBA-të”. Edhe Ottmar Hitzfeld në ndeshjen e parë më 16 qershor e sheh një rast të mirë. Në pyetjen se nëse ndeshja për vendin e dytë kundër kombëtares së Kilit do të vendosë se kush do të kualifikohet më tutje, ai përgjigjet: “Ne do të luftojmë edhe për vendin e parë dhe së pari duhet të orientohemi në ndeshjen kundër Spanjës”. Përpos gjithë kësaj, është i pamohueshëm fakti se kampioni evropian është favorit absolut në grupin H të KB. “Kili, Hondurasi dhe ne, qëndrojmë në një shkallë. Forma ditore do të jetë vendimtare”, pohon Hitzfeld, ndërsa Behrami përfundon: “Është logjike se ndeshjet kundër Kilit dhe Hondurasit do të jenë vendimtare”.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Egzo në 15/06/2010 09:20:09
avatar
Spanja do te jete kampion boteror kete vit.
Thumbs Up Thumbs Down
4
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0