Ibraimi flet për përshtypjet e tij në Schalke 04
Ndeshja miqësore ndërmjet Maqedonisë dhe Malit (2-1), e zhvilluar të mërkurën në Shkup ishte një rast i mirë për tu takuar me yllin e ri të skuadrës gjermane, Schalke 04, sulmuesin shqiptar Besart Ibraimi. Në një bisedë për “Lajm”, ai fillimisht foli për përshtypjet e tija në klubin e njohur të Bundesligës gjermane. “Kur për herë të parë shkova në stërvitjen e Schalkes i pari që mu afrua ishte lojtari kroat, Rakitiç. Si të thuash ai më priti më së miri dhe më ngrohtësisht. Nuk e di pse, por sigurisht për shkak të gjuhës kroate që e flitnim së bashku. Rakitiçi më ka ndihmuar shumë të ambientohem dhe ia di për nder”, i përgjigjet Ibraimi pyetjes sonë se si është pritur nga bashkëlojtarët e tij të ri. Ndërkohë, ai ka thënë se nuk ka ndier ndonjë emocion të veçantë gjatë debutimit të tij të parë në fanellën e Schalkes në ndeshjen kampionale kundër Freiburgit (0-0). “S’kam pasur emocione, sepse unë kam luajtur në ndeshje ku stadiumet kanë qenë përplot me shikues, si psh me reprezentacionin e Maqedonisë në kualifikimet e fundit për Botërorin 2010. Në ato 13 minuta sa mu dha rasti u mundova të jem sa më racional dhe të mos e mbajë shumë topin në këmbët e mija”, tha Ibraimi, duke shpresuar se së shpejti do të luaj para tifozëve të skuadrës së tij në ndonjë ndeshje të ardhshme kampionale. I pyetur se, nëse largimi eventual i Kuranyit nga Schalke në Juventus do ta bëj më të lehtë inkuadrimin e tij në formacioni e parë, Ibraimi është përgjigjur. “Ende nuk ka asgjë zyrtare për kalimin e Kuranyit në Juventus, por me siguri se do të jetë një plus për mua, sepse konkurrenca do të zvogëlohet. Mirëpo, Schalke ka mjaftë lojtarë cilësorë në repartin e sulmit dhe është vështirë për të fituar vendin e titullarit. Aty është Rakitic, Asamoah, Farfan, Kuranyu e tjerë. Si do që të jetë unë do të mundohem të jap më të mirën e mundshme që të jem sa më shumë i pranishëm në skuadrën time”, përfundoi bisedën e tij, futbollisti Besart Ibraimi. Ai të enjten në mëngjes me aeroplan udhëtoi drejt Gjermanisë për t’ iu bashkuar ekipit në përgatitje për ndeshjen e ardhshme me Eintrachtin si mysafirë. /Reshat IBRAHIMI/
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:230)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:224)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:162)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:150)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:147)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:145)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:72)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj