Sileksi vetëm e hidhëroi Renovën, fiton Milano
Renova e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin pranveror të ligës së parë ët Maqedonisë në futboll. Kampioni vjeshtor e ka mposhtur Sileksin me rezultat 3-1. Edhe pse të parët në avantazh erdhën mysafirët me golin e Temelkovit në minutën e parë. Golat për bardhekaltrit i shënuan Nuhiu (‘11), Emini (’27) dhe Todorovski (‘38), të cilët i realizuan në pjesën e parë. Thjeshtë ekipi i Renovës me plotë meritë ka arritur deri te fitorja e parë në stinorin e ri të pranverës. Tre pikë i ka shënuar edhe Milano e cila në Kumanovë e ka mundur Pobedën me rezultat 3-2. Golat për kuqezinjtë nga Kumanova i kanë shënuar Bogoslovski (’46), Brando (pen.’78) dhe Bajlozov (’90), kurse për miqtë nga Prilepi rastet në gola i konvertuan Rutevski (‘31) dhe Stojanovski (‘84). Skuadra e Teteksit si mysafirë mposhti ekipin e Horozont Turnovës me 2-0, kurse të shtunën Rabotnicki e fitoi derbin me Vardarin me rezultat 1-0. Të lira këtë javë ishin Pelisteri dhe Metalurgu. Rezultatet: Renova-Sileks 3-1 Milano-Pobeda 3-2 Horizont-Turnovo-Teteks 0-2 Rabotnicki-Vardar 1-0 Pelister dhe Metalurg të lirë Liga e dytë java e 15-të Rezultatet: Napredok-Drita 4-0 Llokomotiva-11Oktomvri 3-0 Skopje-Bellasica 3-0 Bregallnica 2008-Ohrid 2004 1-0 Cementarnica 55-Vëllazërimi 1-0 Shkëndija-Miravci 1-0 Vllaznimi-Novaci 2005 (e mërkurë) “Komitët” e Vardarit rrahin një fëmijë Një fëmijë 11 vjeçar pasditen e së shtunës ka pësuar nga hidhërimi i humbjes së Vardarit nga Rabotniçki. Sipas burimeve të policisë fëmija 11 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i njohur është rrahur në qendrën e Shkupit, pasi një grup i tifozëve të Vardarit po ktheheshin nga stadiumi “Filipi i Dytë”. Ndryshe, Rabotniçki kishte fituar takimin e javës së 20-të kundër Vardarit me rezultat 1:0 me golin e Bozhinovskit në minutën 40 të shënuar nga penaltia.
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj