Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Sport | Shefketi: Sportisti i vitit, cirk në vete

Shefketi: Sportisti i vitit, cirk në vete

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Pas shumë pritjeve, më në fund edhe Komuna e Kumanovës ka bërë shpalljen e sportistëve të mirë të qytetit. Në fakt, Lidhja e sporteve të Kumanovës sivjet nuk ka zgjedhur sportistin më të mirë vitit 2009, por ka zgjedhur dhjetë më të mirët. Trajneri i KK Teuta nga Kumanova, Nehat Shefketi thotë se organizimi i sportistit të vitit, i cili të shtunën u mbajt në restorantin “Grazia” në Kumanovë, ishte katastrofë. “Nuk pati kurrfarë renditje. Ishte cirk në vete. Merreni me mend garuesi i KK Teuta është dashur të jetë në listën e seniorëve, kurse e kanë vënë në kategorinë e të rinjve. I zgjodhën sportistët më të mirë pa treguar veç e veç për të arriturat e çdo sportisti. Sa për gjuhën shqipe vazhdon avazi i vjetër. Vitin e kaluar patën thënë se kanë bërë lëshim, kurse e njëjta iu ndodh edhe tani. Deri kur ky injorim nuk e di”, tha i dëshpëruar trajneri i KK Teuta. Ndryshe, në mesin e dhjetë sportistëve më të mirë ishin edhe tre shqiptarë: Ferdi Aliu (boksier i KB Fajter Iliri), Burhan Aliu (futbollist i Milanos) dhe Arijat Osmani (futbollist i KFV Royal Ilirët), kurse nuk ka pasur vend për reprezentuesin e Maqedonisë, Armend Alimi, i cili luan në Istra të Pulës (Kroaci). Ndër 10 sportistët e rinj për vitin 2009 u zgjodh edhe karateisti i KK Teuta, Bunjamin Islami, kurse mirënjohje për sportistët veteranë iu nda çiklistit të njohur të Kumanovës, Izaim Bajrami, çiklist i KÇ Velo-M nga Kumanova, i cili edhe më tej garon në rangun e veteranëve.

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0