Hyrje | Sport | Mensuri e çoi Wr. Neustadtin në çerekfinale

Mensuri e çoi Wr. Neustadtin në çerekfinale

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Skuadra e SC Magna Wr. Neustadt është kualifikuar në çerekefinale të Kupës së Austrisë, pas fitores prej 3-1 ndaj FC Lustenaus (liga e dytë). Njeriu ndeshjes ka qenë futbollisti nga Kumanova, Mensur Kurtishi, i cili ka shënuar hat-trick për ekipin e tij, duke e bombarduar skuadrën kundërshtare me tre gola. Sulmuesi shqiptar serinë e golave e nisi në minutën e 24-të me golin e shënuar nga penalltia për të vazhduar edhe me dy gola të tjerë në minutat 63 dhe 68-të. “Jam shumë i lumtur me shënimin e tre golave dhe edhe më shumë që ia sigurova skuadrës sime kualifikimin në çerekefinale të Kupës së Austrisë. Synimet e klubit janë të arrijmë në finale të Kupës dhe ta fitojmë atë. Shanset janë shumë të mira, ndërsa nëse edhe Rapidi eliminohet, atëherë rruga do të jetë edhe më e lehtë. Ne do të japim maksimumin për të ardhur deri te ky trofe. Pas takimit trajneri më ka thënë shumë fjalë të mira. Ai më tha se do të jem në formacionin e parë për takimin e së shtunës me Sturmin e Grazit në fushën tonë”, u shpreh përmes telefonit Kurtishi për “Lajm”, Ai deri më tani ka shënuar 10 gola për SC Magna Wr. Neustadt në ndeshjet e Kampionatit dhe të kupës së Austrisë. Kurtishi premton se do të shënoj gol edhe ditën e shtunë kundër Sturmit, në kuadër të javës së 24-të të kampionatit austriak. “Tash kam hyrë në formë. Jam i bindur se edhe ndaj Sturmit do t’i gëzojë tifozët e skuadrës sime me ndonjë gol të shënuar. Në sezonin e dytë ende nuk kemi fitore në shtëpi, prandaj uroj që kjo të arrihet ndaj Sturmit, i cili është një ekip i fortë”, tha në fund 23 vjeçari.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

emro në 12/03/2010 16:24:02
avatar
bravo hotla vazhdo kshtu bravo
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0