Ekskluzive – Besart Abdurahimi (NK Zagreb): Dua të bëhem si Ardian Kozniku
Si shumica e familjeve shqiptare të Maqedonisë Perëndimore, edhe familja Abdurahimi nga gjysma e dekadës së nëntë të shekullit të kaluar, për shkak të situatës së rëndë ekonomike në vend e kishte marrë rrugën e kurbetit. Nga kjo familje shqiptare, u lind një yll futbolli si rezultat i dëshirës së madhe të prindërve, që të jenë aktivë në sport. Është ky Besart Abdurahimi, futbollist i NK Zagreb dhe i U21 të Kroacisë. “Lajm” ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me të.
Lajm: Si ka ndodhur të shkoni në Zagreb?
Abdurahimi: Familja ime para 25 viteve është shpërngulur nga Gradeci i Gostivarit dhe ka ardhur në Zagreb. Këtu e kishin hapur një ëmbëltore me emrin “Shport”, e cila tani gjendet në Novi Zagreb. Ia kishin vënë këtë emër sepse prindërit e mi kanë qenë dashamirë të futbollit, por që nuk janë marrë në mënyrë aktive. Ndërsa, sa i përket vetës sime them se jam lindur në Zagreb (31 07 1990). Me futboll kam filluar të merrem nga mosha 6 vjeçare, duke u regjistruar në skuadrën komunale Zelengaj, pastaj kam shkuar në ekipin e Ligës së dytë të Kroacisë, Lokomotiva (tani Liga e parë) dhe në pesë vitet e fundit jam lojtar i NK Zagrebit.
Lajm: Kur keni debutuar për NK Zagrebin?
Abdurahimi: Për skuadrën e Zagrebit kam debutuar më 16 shtator 2008 kundër Dinamos së Zagrebit. Më kujtohet se në lojë hyra në 30 minutat e fundit të ndeshjes. Në fillim kisha frikë, por pasi hyra në lojë mu dukë gjithçka normale. Prej asaj dite jam pothuajse standard në ekipin e parë të NK Zagrebit. Me këtë klub kam kontratë profesionale deri në vitin 2013.
Lajm: Ju jeni lojtar edhe i U21 të Kroacisë?
Abdurahimi: Po, i kam kaluar të gjitha ekipet zinxhirë të reprezentacionit kroat, duke u nisur nga U14, U15 e deri te U21. Para një jave luajtëm me Francën në Rems, ku humbëm me rezultat 3-1. Mirëpo, shpresoj se do të plasohemi në KE, sepse kemi ekip të mirë.
Lajm: T’i kthehemi skuadrës së Zagrebit. Sivjet nuk iu bëjnë punët. A mund ta siguroni ekzistencën?
Abdurahimi: Kemi startuar dobët, por jam i sigurt se do ta sigurojmë mbetjen në elitën e futbollit kroat. Në dy javët e ardhshme i kemi dy ndeshje vendimtare në fushën tonë, me Varteksin dhe Istrën. Duhet patjetër të fitojmë dhe me këto gjashtë pikë e sigurojmë ekzistencën. Në pozitë më të keqe se ne janë Istra dhe Croatia Sesvete. Për mendimi tim këto dy ekipe do të bien nga liga. Për vitin tjetër Zagrebi do të luftojë për një vend në Evropë.
Lajm: Në Kroaci luajnë edhe Armend Alimi e Gjergj Bushaj (Istra) dhe Arijan Ademi (Shibenik). A kontaktoni ndonjëherë mes vete?
Abdurahimi: Vetëm me Ademin, sepse njihemi më herët, kurse Alimin dhe Bushajn nuk i njoh. Besoj se do të njihemi kur do të luajmë mes nesh.
Lajm: Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?
Abdurahimi: Të vazhdoj të luaj në Zagreb dhe në ekipin e U21 të Kroacisë, ndërsa pas disa vitesh të veshi edhe fanellën e Kombëtares kroate të futbollit. Shpresoj të arrij së paku sa Ardian Kozniku, me të cilin njihemi mirë dhe takohemi shpesh në ëmbëltoren tonë “Shport” në Novi Zagreb.
Lajm: Pra, Kroacinë do ta zgjedhje para Shqipërisë dhe Maqedonisë?
Abdurahimi: Po, përparësi do t’i jepja Kroacisë, sepse unë këtu kam lindur dhe perspektiva për tu zhvilluar si lojtar është më e mirë. Unë jam shqiptar, pastaj kam shtetësinë e Maqedonisë edhe të Kroacisë, por do të dëshiroja të luaj për këtë vend. Kroatët ishin të parët që janë kujtuar të më thërrasin dhe për këtë qëllim Kroacia është në “pole position” para Shqipërisë dhe Maqedonisë.
Lajm: Keni ndonjë idhull?
Abdurahimi: Idhulli im ishte Shevcenko, kurse nga lojtarët kroatë nuk kam pasur. Mirëpo edhe Kroacia ka lojtarë të mirë si Modric, Sërna dhe Kranjcar.
Lajm: Dhe për fund, a vini shpesh në Maqedoni?
Abdurahimi: Ka dy vjet që s’kam qenë. Shpresoj se gjatë muajve të verës të vij dhe të pushoj pak. Atje më shumë kam nga familja e nënës sime, sesa e babait. Këtu në Zagreb e kam familjen e babait tim dhe bashkë me ne janë edhe gjyshërit e mi. /RESHAT IBRAHIMI/
Skeda:
Emri: Besart
Mbiemri: Abdurahimi
Datëlindja: 31 07 1990
Vendlindja: Zagreb
Gjatësia: 178 cm
Pesha: 72 kg
Numri në fanellë: 16
Pozita: Mesfushor
Klubi: NK Zagreb
Reprez.: U21 Kroaci
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj