Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Sport | Schwarzer: Mund ta eliminojmë Juven

Schwarzer: Mund ta eliminojmë Juven

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Portieri i Fulhamit, Mark Schwarzer thotë se gara në Europa League është ende e hapur pavarësisht humbjes prej 3-1 ndaj Juventusit.

Australiani beson se gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Craven Cottage në javën e ardhshme.

“Ne e shohim veten shumë të zhgënjyer me atë se si i pranuam golat. U rikthyem në ndeshje kur shënuam në 2-1 dhe për standardet tona goli i tretë ishte shumë trashanik.

“Unë mendoj se ne mund t’iu shkaktojmë më shumë probleme atyre në Cottage se sa që ju shkaktuam sonte. Cottage do të jetë një fushë e vështirë dhe ne nuk do t’iu japim hapësirë. Do të jetë një ndeshje më ndryshe”, ka thënë Schwarzer.

Valencia e Werder barazojnë

Valencia dhe Werder Bremeni kanë barazuar me rezultat 1-1, në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma në Mestalla, të vlefshme për të tetën e finales së Europa League.

Torsten Frings kaloi mysafirët në epërsi nga pika e bardhë (24’) dhe me epërsi minimale të gjermanëve përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Ever Banegas me karton të kuq, ndërsa tre minuta më vonë arriti ta barazojë rezultatin me golin e Juan Matas (57’).

Ky rezultat më shumë i shkon për shtat Werderit, duke qenë se ndeshjen kthyese e zhvillon para tifozëve të vet. /Telegrafi/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0