Hyrje | Sport | FFK pret aprovimin e kërkesave nga FIFA

FFK pret aprovimin e kërkesave nga FIFA

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Më 18 dhe 19 mars në Zurich të Zvicrës do të mbahet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, në të cilën pritet të diskutohet edhe rreth futbollit kosovar. Në fakt, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) besojnë se në këtë mbledhje Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s do ta aprovojë kërkesën e tyre, që ka të bëjë me transferime të futbollistëve kosovarë.

Drejtuesit e futbollit kosovar në muajin nëntor të vitit të kaluar gjatë takimit që kishin me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, patën parashtruar një varg kërkesash, dhe njëra ndër to ka qenë ajo që klubet e huaja t’u paguajnë dëmshpërblime klubeve kosovare, nëse ato përforcohen me ndonjë lojtar nga Kosova. “Më 18 shkurt është mbajtur mbledhja e Komitetit për Transfere dhe Status të Futbollistëve i FIFA-s dhe atij për Shërbime Ligjore, ku është konstatuar se kërkesa jonë rreth ligjshmërisë së transferimeve të futbollistëve kosovarë është e drejt. Andaj, ky organ i ka sugjeruar Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s që në mbledhjen e radhës ta shqyrtojë dhe ta aprovojë këtë kërkesë të FFK-së”, deklaroi sekretari i FFK-së, Eroll Salihu. “Ne besojmë se më 19 mars Komiteti Ekzekutiv do ta aprovojë këtë. Por optimistë rreth kësaj janë edhe vetë anëtarët e atyre komisioneve të FIFA-s”, shtoi ai. “Kur të aprovohet kjo kërkesë, atëherë futbolli kosovar do të përfitojë shumë. Së pari FIFA në mënyrë indirekte po e njeh FFK-në. Së dyti, klubet e huaja nuk do të mund të marrin lojtarë nga Kosova pa pëlqimin e klubeve kosovare dhe FFK-së”, theksoi Salihu. Në aspektin politik, Salihu pohon se FIFA zyrtarisht po e vërteton se Kosova me Serbinë janë dy shtete të barabarta.

Subscribe to comments feed Komente (2 publikuar):

FANI në 25/03/2010 08:33:57
avatar
FFK DUHET PATJETER ME DHANE DOREHEQJE ;ME KETA EMRA NE FFK NUK SHKOHET PERPARA SHUME EMRA TE PANJOHURE ME SALIHA; KOMANDATA ETJ NUK SHKOHET PERPARA:
Thumbs Up Thumbs Down
0
fati në 23/03/2010 08:17:44
avatar
duhet me thone KISMET SE ME KETA JU SIGURISHTE NUK DO TE NA PRANOJNE Z SALIHU.......
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 2 | Treguar: 1 - 2

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0