Nexhipi kthehet në stërvitje
Mesfushori shqiptar, Nderim Nexhipi, të hënën i është kthyer stërvitjeve të rregullta në skuadrën e tij Lierse, liga e dytë e Belgjikës. Ai ka munguar në fundjavën që shkoi në përballjen kundër Tienenit, të cilën ekipi i tij e fitoi si mysafir me rezultat 1-0. “Kundër Tienenit mungova, për shkak se isha i sëmurë nga gripi, por tani jam shumë më mirë. Të hënën kam nisur me stërvitje. Shpresoj se do të jem i gatshëm të luaj kundër Antëerpenit, si udhëtues”, tha Nexhipi për “Lajm”, i cili gjatë këtij edicioni shënoi tre gola për Liersen. Më pas shtoi: “Ne sërish jemi futur në garë për titullin, sidomos pas tre pikëve të fundit që i morëm në fushë mysafire. Ndeshja me Antwerpenin është derbi, por shpresojmë se do të kthehemi me fitore”. Kujtojmë se, Nderim Nexhipi në radhët e Lierses është nga viti 2008, kurse ka marrëveshje deri në vitin 2011. Ai më herët ishte pjesë e Slloga Jugomagnat, Wolfsburg, Hertha Berlin, Vardar dhe Rabotnicki Kometal. Skuadra e Nexhipit të mërkurën takohet me Antwerpenin, në ndeshjen kryesore të javës së 28-të të Ligës së dytë belge. Aktualisht Lierse e mban vendin e tretë në renditje me 50 pikë, një më pak se lideri Mons.
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj