Interi në çerekfinale
Nerazzurrët kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke eliminuar Chelsean me rezultat të përgjithshëm 3-1.
Stadiumi Stamford Bridge ishte nikoqir i supersfidës ndërmjet Chelseat dhe Interit, e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Takimi i parë i zhvilluar në Giuseppe Meazza përfundoi me fitoren e zikaltërve me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja kthyese e të martës mbrëma po ashtu i takoi Interit që shënoi fitore minimale prej 1-0.
Në gjysmën e parë të takimit të dyja skuadrat ishin më të kujdesshme duke zhvilluar një lojë të mbyllur me qëllimin që të mos pranonin gol, dhe pikërisht ashtu ndodhi. Pas 45 minutave, rezultati ishte ai i fillimit, 0-0.
Ne fraksionin e dytë të lojës mysafirët ishin skuadër më e mirë në fushë duke krijuar vazhdimisht presion para portës vendase, dhe pas tentativave të shumta, ia arritën qëllimit.
Një diagonale të bukur të Sneijder e pranoi më së miri kamerunasi Samuel Eto’o, i cili me një goditje të bukur mposhti portierin Ross Turnbull (78’).
Ky gol i shënuar e detyronte Chelsean që të shënojë dy herë për të siguruar vazhdimet, mirëpo deri në fund të takimit Blutë qenë të paaftë për të bërë diçka në favor të tyre, dhe kështu eliminohen në këtë fazë, teksa Interi vazhdon tutje. /Telegrafi/
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj