Inter zbret me këmbë në tokë Barcelonën
“Marsianët” katalanas zbresin në Tokë dhe pikërisht në San Siro. Interi ka mundur bindshëm kampionët në fuqi të Europës 3-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Milano.
E kanë filluar në sulm vendasit këtë ndeshje duke kërkuar golin të parët në portën e Valdes, por të parët që kalojnë në avantazh janë djemtë e Guardiolës me Pedron.
Një aksion i shpejtë në krahun e majtë nga Maksuell gjen Pedron të lirë në zonën e Interit që shënon me lehtësi përpara portës së boshatisur.
Ky gol nuk tremb kampionët e Italisë të cilët kërkojnë me ngulm golin e barazimit brenda pjesës së parë dhe e gjejnë atë në minutën e 30-të me anë të Shnajder pas një asisti të Militos.
Në barazim 1-1 është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën Interi është më kërkues në minutat e para dhe dominon lojën. Vetëm 3 minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka qenë Maikon ai i cili shënon golin e avantazhit pas një depërtimi në qendrën e mbrojtjes së Barcelonës e cila bën gabime në repartin difensiv.
Janë shokuar katalanasit nga loja e fortë dhe e shpejtë e skuadrës së Mourinjos e cila shënon edhe golin e tretë në minutën e 61-të. Shnajder këtë herë i kthen favorin Militos duke i shërbyer me një asist nga brenda zonës.
Me këtë fitore Interi bën një hap përpara për në finalen e Madridit pasi do të shkojë në Kamp Nou i avantazhuar, megjithatë asgjë nuk duket e përfunduar dhe zyrtarisht emri i skuadrës së kualifikuar për në finale do të dalë më 28 prill në Barcelonë, kur do të zhvillohet edhe ndeshja e kthimit. /tch/
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj