Poll: Nevzat Halili këkon referendum për bashkim me Shqipërinë
A e përkrahni këtë ide?
Hyrje | Sport | Bayerni në finale

Bayerni në finale

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Bayern Munichu e ka turpëruar Lyonin para tifozëve të vet duke e mposhtur me rezultat 3-0 në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me fitore minimale të bavarezëve, të cilët u treguan edhe më të fortë në stadiumin Gerland.

Njeriu i ndeshjes ishte kroati Ivica Olic i cili me het-trikun e tij dërgoi gjermanët në finalen e madhe të Bernabeut.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 26-të, kur Olic bëri një rrotullim të bukur për të kaluar mysafirët në epërsi, dhe me këtë avantazh u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë të lojës gjërat u përkeqësuan për vendasit, pasi që Cris u përjashtua me dy kartonë të verdhë (60’).

Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Bayerni që realizoi edhe dy herë, ndërsa të dy golat mbajnë firmën e Olic (67’ dhe 78’).

Në finalen e madhe, Bayern Munichu do të takohet me skuadrën që do të kualifikohet të mërkurën mbrëma pas ndeshjes Barcelona-Inter që zhvillohet në Camp Nou. /Telegrafi/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0