Lorik Cana gjen dashurinë në Angli?
Lajmet rozë trazojnë herë pas here jetën e tij. E megjithatë, Lorik Cana, futbollisti i kombëtares sonë, gjithmonë është treguar hermetik për sa i përket jetës së tij private. Sapo është zgjedhur në Angli nga komuniteti i shqiptarëve atje si “Ambasadori i shqiptarëve në botë”, menjëherë kanë nisur edhe thashethemet për futbollistin shqiptar. Pikërisht gojët e liga e kanë përfshirë Canën në një histori që ka lindur së fundmi pikërisht në Angli. Madje, thashethemet guxojnë ta cilësojnë vajzën bionde nga qyteti i Mançesterit që quhet Jemma, si e dashura e re e Lorik Canës. Fotot që ju sjellim e shfaqin Lorik Canën në shoqërinë e miqve të tij në lokalin “Collection” në Londër, ndërsa vajza bionde krah tij komentohet si e dashura. E në fakt kanë qenë pikërisht këtë miq të Lorikut, që kanë servirur lajmin për historinë e re të dashurisë së futbollistit. Vetë Loriku nuk ka komentuar asnjë gjë, por e ka prezantuar atë në tavolinën e miqve si mikeshën e tij, ndërsa vetë bukuroshja angleze ka treguar se kishte nisur një lidhje dashurie me kapitenin e “Sunderland”. Në fakt, biondja angleze ka nxitur dhe xhelozinë tek një prej vajzave në tavolinë, e cila gjatë mbrëmjes është përpjekur të joshë bukuroshin Cana. (Bluetooth)
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj