Stërvitje, namaz dhe internet
Nga Wiena në Arabinë Saudite jeta e Mensur Kurtishit s’ka ndryshuar shumë, pasi 23-vjeçari tregon që preferon të njëjtin stil jetese edhe pse Austria ofron mundësi të shumta. Në një intervistë ekskluzive për “Lajm” ai flet për jetën e re në Al-Taawon.
Lajm: Si jeni pritur në Al-Taawon?
Kurtishi: Jam pritur shumë mirë, madje mund të them se kam qenë i befasuar nga mikpritja që ma kanë bërë. Nga kryesia e deri tek lojtarët kam vetëm fjalë të mira.
Lajm: Çfarë kushtesh gjetët atje?
Kurtishi: Klubi ka kushte optimale. Jam shumë i kënaqur nga gjithçka që më është ofruar. Kushtet në stërvitje janë shumë të mira, pra çdo gjë është perfekte. Për momentin jemi në përgatitje në Egjipt, ndërsa pasi të kthehemi në Arabi, respektivisht në qytetin Buraidah do të vendosem në një banesë e cila më është premtuar se do të jetë komode për të jetuar. Përveç kësaj në disponim do të kem edhe një veturë luksoze.
Lajm: Kush është Al-Taawon?
Kurtishi: Nuk kam shumë njohuri për klubin e ri, sepse pak ditë kam qëndruar atje, për shkak se ekipi gjendet në përgatitje në Egjipt. Për këto arsye s’kam pasur kohë të mësoj më shumë. Më kanë thënë se renditet në mesin e katër-pesë klubeve më të mira në Arabinë Saudite dhe se kur luan me Al Hilal krijohet një atmosferë madhështore prej 25 mijë shikuesve. Do ta përjetoj këtë atmosferë më 14 gusht kur fillon sezoni i ri, ku ndeshjen e parë e kemi me Al Hilalin. Pronari i klubit më ka thënë se nëse jap gol do të kem ekstra premi. Synimet e klubit janë të luftojë për kreun e tabelës.
Lajm: Kampionati në Arabinë Saudite fillon në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në sa ora nisin ndeshjet?
Kurtishi: Katër ndeshjet e para të sezonit të ri do t’i luajmë gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa më pas do të ketë ndërprerje të kampionatit. Do të kemi pushim deri më 12 shtator. Ndeshjet do të fillojnë pas kohës së iftarit, pra në mbrëmje vonë.
Lajm: Kohën e lirë si e organizoni?
Kurtishi: Kohë të lirë kam shumë pak, sepse nga dy herë në ditë kemi stërvitje. Pra, një pjesë e madhe e kohës më kalon në stërvitje, ndërsa ajo kohë që më ngelet e lirë e shfrytëzojë në internet dhe duke falur namaz.
Lajm: Jeni falur edhe më herët?
Kurtishi: Po, unë jam falur edhe në Austri, por jo rregullisht. Kur shkova në stërvitjen e parë të klubit i pashë të gjithë duke marrë abdes, kështu që edhe unë iu bashkova të tjerëve. Në fillim ata u habitën, por kur e kuptuan se edhe dijë të falem iu bë qejfi. E kuptuan se jam mysliman. Na ndodh shpesh të falemi para stërvitjeve në fushën e blertë.
Lajm: Kur mund t’ju presim në Maqedoni?
Kurtishi: Nuk jam i sigurt se kur mund të vij. Shpresoj nga fundi i muajit gusht, pasi të ndërpritet kampionati në Arabinë Saudite.
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj