Renova pësoi humbjen e parë
Renova ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të Ligës së parë të Maqedonisë në futboll. Kampioni aktual e ka lëshuar kokulur fushën e futbollit në Kërçovë, pasi ka humbur me rezultat minimal 1-0 nga Napredoku vendas. Ishte kjo edhe një paraqitje jo e mirë e xhepçishtasve, pas barazimeve në Tetovë me Skopjen (1-1) dhe Horizont Turnovën (0-0). “Nuk ishte kush e di çfarëdo loje të dobët e jona, por nuk arritëm t’i realizojmë rastet tona. Jancevski i huqi tre raste, dhe kur nuk shfrytëzohen ato natyrisht se vjen dënimi. Napredoku na shënoi gol nga një gjysmërast. Ne sikur t’i realizonin shanset gjithçka do të ndryshonte. Pas golit Napredoku u mbyll, luajti bunker dhe deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar”, tha për “Lajm”, mbrojtësi Agron Memedi. Pas javës së pestë tabelës së klasifikimit i prinë Metalurgu me 11 pikë, kurse Renova është e katërta me 8 pikë. Shkëndija renditet e teta me 4 pikë, por një ndeshje më pak. Për shkak të ndeshjeve eliminatore të reprezentacionit të Maqedonisë për KE 2012 java e 11-të zhvillohet më 11 shtator, ndërsa në Tetovë luhet derbi i madh shqiptar Renova – Shkëndija.
Bunjamin Shabani sërish shkëlqeu te Skopje
Bunjamin Shabani sërish ka shkëlqyer për ekipin e Skopjes. Mesfushori i talentuar kumanovar ka bërë pothuajse një paraqitje të ngjashme sikur në ndeshjen kundër Renovës, kur ndaj tij u shkaktua penalltia. Në përballjen ndaj Horizont Turnovës e cila është zhvilluar në Autokomandë të Shkupit, këmbëshpejti Shabani sërish ka qenë enigmë e pazgjidhshme për mbrojtjen kundërshtare. Ai në fillim të ndeshjes pati një depërtim shumë të mirë, ku pasi hyri në zonën e rreptësisë u ndal në mënyrë të palejueshme pas së cilës gjyqtari tregoi në pikën e bardhë. Nga penalltia preciz ishte Kirovski, i cili më pas shënoi edhe një gol tjetër. Golin e tretë për nikoqirët e realizoi Kolecevski. Shabani edhe kësaj radhe ishte ndër më të mirët në ndeshje, ndërsa ndaj Turnovës vetëm goli i ka munguar që të fitoj epitetin e lojtarit të takimit.
Rezultatet
Skopje – Horizont T. 3-0
Napredok – Renova 1-0
Teteks – Metalurg 0-0
Bregallnica – Rabotnicki 0-2
Vardar – Pelister 1-0
Shkëndija – Sileksi (e diel)
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj