Eneda Tarifa, fituese e 'Top Fest 7'
"Ju falenderoj te gjitheve ju, drejtuesit e festivalit, koleget e mi, kompozitorin, familjen time dhe te gjithe publikun qe me ka mbeshtetur", u shpreh Tarifa menjehere pasi mori cmimin e madh te eventit. Mbremja u zhvillua ne nje atmosfere elektrizuese ne sallen e Pallatit te Kongreseve, ku publiku nuk reshti se mbeshteturi te preferuarit e tij. Nen drejtimin energjik te Ledion Licos dhe Albana Osmanit, festivali mbylli siparin e tij, por kenget e prezantuara ne kete edicion pa diskutim qe do te vazhdojne te jene te preferuarat tuaja edhe per shume kohe, ndersa do te mund t'i shijoni ne ekranet e televizioneve muzikore dhe ne valet e radiove. 10 cmimet e tjera Videoklipi me i mire: Leonora Jakupi; Best Hip Hop & R&B: Jonida Maliqi dhe Big Basta; Cmimi Radiofonik nga Top Albania Radio: NRG Band Cmimi i Internetit: Noizy ft Lil Coli Cmimi Kengetarja me e Mire Femer: Besa Kokedhima Cmimi Kengetari me i Mire Mashkull: Valon Shehu Cmimi Artisti me i Mire i Ri: XXL Cmimi Best Pop&Rock: Kamela Cmimi Grupi me i Mire: Troja Cmimi Interpretuesja me e Mire: Mariza Ikonomi Kujtohet Dritan Hoxha Vec cmimeve te ndara mes duartrokitjeve, brohoritjeve te fansave, dritherimave, nje moment krejt i vecante shkaktoi emocione te forta jo vetem tek te pranishmit ne salle, por edhe te te gjithe teleshikuesit. Me ane te pamjeve filmike u kujtua Dritan Hoxha, njeriut qe beri historine ne median shqiptare. Te gjithe spektatoret, te ngritur ne kembe me duartrokitje te vazhdueshme shoqeruan dhe nderuan Dritan Hoxhen, themeluesin e Top Medias, presidentin e paharruar te kesaj kompanie. Me kete rast, bashkeshortja e tij, zonja Vjollca Hoxha dha nje cmim special ne emer te Dritan Hoxhes, per fituesin e Top Fest 1, Alban Skenderajn.Kengetari, i cili nisi karrieren e tij, pikerisht ne kete festival te muzikes moderne shqiptare, falenderoi Hoxhen per besimin e treguar ndaj tij dhe shprehu te gjithe mirenjohjen per vleresimin e marre nder vite. Me shume emocion dhe nostalgji per Dritan Hoxhen jane performuar ne skenen e Top Fest pasazhe te tre prej kengeve te tij te preferuara "Nothing Else Matters","No Leaf Clover" dhe "Show Must go on", nga Alban Skenderaj, Eugent Bushpepa, Xuxi shoqeruar nga orkestra e Top Channel. Dhe te gjithe bashke nuk harrojme kurre se ...."Endrra vazhdon!".
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:262)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:241)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:176)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:169)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:161)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:160)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:78)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj