EULEX-i, kontrollon Sabri Fejzullahun dhe Afrim Muçiqin
Këngëtari kosovar, Sabri Fejzullahu, është bastisur të hënën në mëngjes në mënyrë të hollësishme nga doganierët e EULEX-it në Aeroportin e Prishtinës, me të arritur nga Cyrihu.
Lajmin për këtë kontroll të detajuar të ish-deputetit të PDK-së, e konfirmoi për Klan Kosova, kolegu i tij nga estrada, Afrim Muçiqi.
Sipas këtij të fundit, që të dy ishin veçuar nga udhëtarët e tjerë të zakonshëm dhe pas kontrollit më të kujdesshëm, Fejzullahu ishte futur në një dhomë të veçantë për bastisje.
Muçiqi, ka mohuar të jetë në dijeni për arsyet e këtij kontrolli të posaçëm, ndërsa Klan Kosova e pati të pamundur të kontaktonte edhe Fejzullahun.
Ndryshe ky kontroll, ndodh pak ditë pas aksionit të EULEX-it për inspektimin e bagazhit të kryeministrit, Hashim Thaçi dhe katër ministrave para udhëtimit të tyre për në Turqi. /Telegrafi/
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj