Eurovision, Shqipëria në finale
Kënga “It’s All About You” e performuar nga Juliana Pasha në skenën e Festivalit evropian të këngës- Eurovision Song Contest, është kualifikuar për në natën finale të këtij festivali që po zhvillohet në Olso të Norvegjisë.
Ishte kjo një natë tejet emocionuese për të gjithë shqiptarët, pasi që paraqitja e përfaqësueses nga Shqipëria ishte fantastike, duke dhënë kështu optimizëm dhe shenjë të qartë të rrezikut për vendet tjera para finales.
Shqipëria këndoi e 12-ta në natën gjysmëfinale, ndërsa pika kulminante ishte kur u zbuluan finalistët, me Shqipërinë që u zbulua e parafundit, e që natyrisht la vend për emocione në zemrat e adhuruesve dhe simpatizuesve të kombit më të vjetër në Ballkan.
Muzikën e këngës “It’s All Abaout You” e ka bërë Ardit Gjebrea, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Pirro Çako dhe Gjebrea, ndërsa versioni shqip i kësaj këngë ishte fitues në Festivalin e Këngës në RTSH.
Lista e këngëve që u kualifikuan nga gjysmëfinalja e parë:
Shqipëria
Bosnja dhe Hercegovina
Moldavia
Belgjika
Portugalia
Islanda
Bjellorusia
Greqia
Rusia
Serbia
/Telegrafi/
- Pjetro Bogdano Macedono (72)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (59)
- Pse tani Rufi Osmani? (56)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj