Hyrje | Bota e yjeve | Gjermania fituese e Eurovision 2010 /VIDEO/

Gjermania fituese e Eurovision 2010 /VIDEO/

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Gjermania, e përfaqësuar nga Lena me këngën “Satellite”, është shpallur fituese e Eurovisonit të sivjetmë, pas votimeve nga 39 shtete evropiane, me një diferencë të jashtëzakonshme me pikë ndaj rivalëve tjerë.

Gjermania doli fituese me 246 pikë të grumbulluara, e pasuar nga Turqia në vendin e dytë me këngën e Manga, “We Could Be The Same” që mori 170 pikë, ndërsa në pozitën e tretë u radhit Romania me 162 pikë, e që përfaqësohej nga Paula Seling dhe Ovi me këngën “Playing With Fire”.

Shqipëria me këngën e Juliana Pashës, “It’s All About You”, grumbulloi vetëm 62 pikë, duke mos arritur të kualifikohet automatikisht në finale për vitin e ardhshëm. Përkundër rezultatit jo të mirë në fund, Juliana përfaqësoi denjësisht Shqipërinë, me një paraqitje të jashtëzakonshme vokale dhe skenike.

Në triumfin e Gjermanisë ka ndikuar promovimi i mirë i këngës anembanë Evropës, duke përbërë që nga fillimi favoritin absolut të festivalit të sivjetmë. Përkundër ndryshimit të sistemit të votave, ku këtë vit ishin të përfshira edhe juritë e vendeve përkatëse, shpërndarja e votave ishte e njëjtë, duke u bazuar në kritere gjeografiko-politike. /Telegrafi/

Subscribe to comments feed Komente (0 publikuar):

total: | Treguar:

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0