Dy dasmat e Rilindës dhe Semit
Rilinda dhe Semi ka vite që janë bashkë dhe vetëm pritej finalizimi i një dashurie shumëvjeçare me një dasmë pas së cilës ky çift do të notonte në ujërat e një bashkëshortësie zyrtare. Dhe, dasma ndodhi javën që shkoi. Edhe atë jo një, po u bënë “dy” dasma: njëra sipas traditës së vendlindjes së Semit, me daulle e zurna, e tjetra sipas dëshirës së të rinjve.
- E kam vjehrrin njeri që do të ruajë traditën, andaj me Semin me dëshirë pranuam që të “martohemi” dy herë brenda një jave - qesh Rilinda, duke aluduar në dëshirën vjehrrit të saj, Kim Mehmetit që të ruhet tradita e dasmave të kësaj ane të Shkupit.
Ndërkaq, Semi ankohet se atë nuk e kanë konsultuar gjithaq lidhur me rrjedhën dhe organizimin e dasmës dhe se nuk ka pasur zgjidhje tjetër përpos dëgjueshëm të luajë rolin e përcaktuar nga “aleanca” mes Rilindës dhe prindërve të tij.
Mos i kisha me vete të afërmit e Rilindës që i mbronin interesat e mia, prindërit e mi aq i kishte përvetësuar e dashura ime sa ata filluan të sillen, jo si të martonin djalin dhe t’i plotësonin dëshirat e tij, por thuajse martonin vajzën e tyre e bënin çmos që mos u përzihet dhëndëri. E unë u thosha të jenë të kujdesshëm, se të gjitha nuset në fillim shtiren se i duan vjehrrin dhe vjehrrën, e pastaj... - qeshet Semi.
Miqtë e Semit dhe Rilindës rrëfejnë se që të dy kanë pasur shumë siklet gjatë “dasmës” tradicionale. Thonë se mezi që e kishin bindur Semin të “dilte dhëndër” para daulleve, por Rilinda aq mirë e kishte ushtruar “marrjen e dorës”, sa familjarët e Semit aq që kishin besuar se nusja ishte ajo vasha e dikurshme veshur me xhinse. Pastaj, edhe veshja tradicionale i rrinte po aq bukur sa edhe fustani i bardhë martesor i mbrëmjes kur u bë dasma sipas standardeve të të rinjve.
Në “dasmat” e Rilindës dhe Semit morën pjesë vetëm rrethi më i ngushtë i familjarëve të çiftit dhe miqtë e tyre më të afërt.
Sikur të vepronim ndryshe, do të duhej që dasmën ta bënim në ndonjë stadium të qytetit... - thonë të sapomartuarit.
Por thonë: nuk është bërë deri më tani dasmë ku nuk ka munguar diçka. Edhe dasma e Rilindës dhe Semit vuante nga një mungesë e madhe: në të nuk morën pjesë dy nga njerëzit më të dashur për nusen – babai dhe xhaxha i saj që janë në Amerikë. Por, ata u bënë prezentë ngaqë ishin të parët të cilët përpos martesës, asaj nate Rilindës ia uruan nga larg edhe ditëlindjen. Kështu që gjithë dasmorët e kuptuan se atë natë nusja festonte edhe ditëlindjen edhe martesën.
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:230)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:224)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:162)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:150)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:147)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:145)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:72)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj