Ja arsyet pse “Elita 5” nuk merr pjesë në festivale?
Solisti i njohur i “Elita 5” rrëfen gjithçka mbi karrierën e tij. Sukseset si grup muzikor, “rritjen” e tyre gjatë 20 viteve, arsyet e vërteta pse nuk konkurrojnë në asnjë festival shqiptar, raportin me Elitën, (vajzën e tij) si dhe surprizën e radhës…
Adrenalina që përcjell tek publiku grupi i famshëm Elita 5 është i pakrahasueshëm dhe këtë gjë ata e kanë dëshmuar më së miri, jo vetëm në koncertet që kanë mbajtur, por edhe nëpërmjet albumeve super të shitura. Momentalisht ndodhen në Shqipëri, të ftuar në koncerte të ndryshme. Vazhdimisht ata na kanë magjepsur me hit-et e tyre, por këtë herë duket se kanë menduar për më shumë, pasi shumë shpejt pritet që të hedhin në treg albumin e tyre të radhës, në të cilin nuk do të mungojnë edhe bashkëpunimet.
Prej disa vitesh jeni vokalisti i grupit më të njohur në Kosovë e më gjerë Elita 5. Çfarë jeni duke bërë për ta mbajtur akoma edhe më energjik këtë grup?
Jemi duke bërë muzikë sa më kualitative në mënyrë që t’i pëlqejë të gjithë adhuruesve të grupit Elita 5.
Këngët tuaja janë ndër të paktat këngë që edhe sot e kësaj dite teksa i dëgjon duket sikur është hera e parë që po i shijon . Sipas jush çfarë i bën të veçanta këngët tuaja?
E veçanta jonë është se të gjithë këngët kur i punojmë, i punojmë me përkushtim shumë të madh. Keni ndërmend të realizoni ndonjë këngë të re.
Na flisni diçka më shumë në lidhje me të?
Po, jemi duke punuar për albumin më të ri të grupit, por para se të dalë albumi do të jenë dy këngë që do t’i nxjerrim së shpejti në treg, ku do të jenë paralajmërim për albumin që do të vijojë më vonë.
Cilës rrymë i përkasin këto dy këngë?
Njëra këngë do të jetë me ritëm të shpejtë, kurse tjetra do të jetë baladë. Njëra prej tyre tashmë është gati, ndërsa tjetra është në përfundim e sipër. Repertori juaj është shumë i pasur. Ju kë do të veçonit si më “hit”? Këngët e grupit nuk mund t’i veçoj, sepse për mua të gjithë këngët janë të mira dhe kur i këndoj, i këndoj me kënaqësi shumë të madhe . Zëri dhe fama e grupit “Elita 5” tashmë na është bërë si adrenalinë që na e kërkon trupi.
Kujt ia dedikoni gjithë këtë sukses?
Gjithë këtë sukses ia dedikojmë publikut tonë, të cilët na kanë përkrahur dhe janë duke na përkrahur gjatë tërë këtyre viteve që ne jemi në skenë. Kujtimi juaj më i bukur në skenë dhe që e kujtoni ndër vite?
Kujtimi, i cili do të më mbetet gjatë gjithë jetës sime në mendje është koncerti që kemi realizuar së bashku me grupin botëror “Scorpions” në Tiranë. Dikur e kishim ëndërr që t’i shikonim në TV, kurse ne na u dha shansi që të performojmë me ta në një skenë të përbashkët.
Do të ketë ndonjë bashkëpunim grupi në fjalë dhe me kë konkretisht?
Siç e dini, ne në çdo album kemi patur bashkëpunime me ndonjë nga këngëtarët e estradës tonë. Sigurisht edhe në albumin e ri do të kemi bashkëpunime me ndonjë këngëtar, apo këngëtare, por le të mbetet sekret se për kë bëhet fjalë, të paktën deri në dalje të albumit.
Aktualisht ndodheni në Shqipëri. Keni ardhur për ndonjë koncert, apo për të pushuar?
Në Shqipëri jemi duke punuar. Jemi duke realizuar shumë koncerte anë e mbanë Shqipërisë dhe më së shumti jemi në koncerte në qytetet e bregdetit shqiptar.
Deri kur do të qëndroni dhe çfarë ju tërheq më së shumti në Shqipëri?
Do të qëndrojmë deri sa t’i realizojmë koncertet e kontraktuara dhe më së shumti na tërheq publiku i mrekullueshëm shqiptar, i cili çdo herë na ka përkrahur me gjithë zemër dhe ne na japin fuqi që edhe më tutje të punojmë dhe të krijojmë këngë më kualitative që do t’i kënaqin zemrat e adhuruesve tanë.
çfarë është Maqedonia (vendlindja juaj) dhe Shqipëria për ju?
Maqedonia është vendi ku ne kemi lindur, por edhe Shqipërinë e konsiderojmë si vendin tonë. Kudo ku ka shqiptarë e konsiderojmë si vendin tonë dhe kemi respekt shumë të madh për të gjithë shqiptarët kudo që janë .
Arif tashmë ju ia keni injektuar edhe vajzës tuaj muzikën. Si ndiheni ndaj këtij fakti?
Ndjehem shumë i lumtur që edhe vajza ime ka filluar të këndojë dhe më vjen shumë mirë që kritikat e para nga njohësit e mirë të muzikës kanë qenë shumë pozitive, megjithatë i mbetet asaj që ta dëshmojë veten.
Vajza juaj quhet Elita. E kishit menduar para se te lindte që t’i vinit këtë emër?
Po, nuk është koiçidiencë. Para se ajo të lindte i kam thënë vetes se nëse më lind vajzë do t’i vë emrin e grupit “Elita” dhe sot jam shumë i lumtur që ajo mban emrin e grupit dhe i mbetet asaj të punojë nëse do të arrijë suksesin e grupit, emrin e të cilit ajo mban.
Cila është marrëdhënia juaj me atë?
Kemi marrëdhënie shumë të mira dhe mendoj se këshillat e mia në rrugën e saj do të jenë shumë të dobishme për të. Keni menduar që të këndoni në skenë përkrah saj?
Patjetër që e kam menduar dhe nuk do të jetë befasi që në të ardhmen të bëjmë edhe një duet.
Po me pjesëtarët e grupi si është marrëdhënia juaj?
Marrëdhëniet e mia me pjesëtarët e grupit janë shumë të mira. Sesa janë të mira shihet edhe nga ajo që më shumë se 20 vjet jemi bashkë (qesh).
Pse nuk ju shohim kurrë si pjesëmarrës në festivalet shqiptare Arif?
Ne asnjëherë nuk e kemi parë veten që të marrim pjesë në festivale, pasi që nga fillimet e karrierës kemi vendosur të mos jemi pjesë e festivaleve. Cili është çmimi juaj më i rëndësishëm që keni fituar deri më tani?
Çmimet kanë qenë të shumta gjatë karrierës sonë, por çmimi më i madh dhe më i rëndësishëm për ne janë duartrokitjet e publikut të mrekullueshëm që e përkrahin vazhdimisht grupin tonë .
Arif mendoni se nëse kënga lidhet me biznesin e humbet rëndësinë e saj?
Unë mendoj se po. Muzika dhe biznesi nuk duhet të lidhen në asnjë lloj mënyre.
Ama mund të themi që muzika është një mjet i mirë për të fituar?
Mund të them se po, pasi nëse punohet me përkushtim të madh dhe nëse jemi korrekt me publikun atëherë edhe fitimet nuk do të mungojnë. Dhe për ta mbyllur, cila është surpriza që do i prezantoni fansave tuaj?
Siç e theksova edhe më lart do të jetë dalja e albumit në treg, i cili me të madhe është duke u përgatitur. Dua të theksoj që surprizën më të madhe do ta lëmë sekret deri në daljen e albumit.
-
Maska e Vevçanit ku fyhen myslimanët (video) (lexuar sot:262)
-
A do të vazhdojnë thirrjet antishqiptare ndaj Lirisë në ndeshjen kundër Torusit? (lexuar sot:241)
-
Familja Aziri ende në labirintet gjyqësore (lexuar sot:176)
-
Kryesojnë VMRO -DPMNE dhe BDI (lexuar sot:169)
-
Avionët, shumë pranë përplasjes në ajër (lexuar sot:161)
-
“Shkupi” mbërrini në Shkodër (lexuar sot:160)
-
Edhe aeroportet bllokohen nga dëbora (lexuar sot:78)
- Pjetro Bogdano Macedono (71)
- O të mjerë dilni nga ai koalicioni qeveritar që burgos e vret shqiptar! (57)
- Pse tani Rufi Osmani? (53)
- Dashuria e ndaluar e Agron Buxhakut dhe shkupjanes Meri (53)
- Si ta mbrosh “Abazin” nga Ali Ahmeti (47)
- Partia e shtatë… ! (47)
- Politikanet shqiptar te terur nga pushteti maqedonas (46)
- Shujni-shujni se po fle zv.kryeministri! (45)
- Partia e spiunëve apo spiunët e partisë (44)
- Harun Aliu, viktima e katërt në incident (41)


Facebook
Furl
Digg
Myspace
Windows Live
Yahoo MyWeb
Publikoni komentin tuaj