Hyrje | Bota e yjeve | Poloska: Prindërit zbuluan talentit tim

Poloska: Prindërit zbuluan talentit tim

Madhesia e germave: Decrease font Enlarge font
image

Këngëtarja e mirënjohur në trevat shqiptare Leonora Poloska, në një intervistë për gazetën “Lajm” bën të ditur se është duke punuar në një këngë të re e cila do të jetë gati deri në muajin shtator. Ajo gjithashtu rrëfen se nuk shoqërohet at shumë me këgëtare dhe këngëtarë të estradës, por ajo i mban miqt e saj të vjetër. “Nuk kam urejtje ndaj askujt e as qe jap hapesire per ta ndjer urejtjen sepse ne jeten private shum pak kontaktoj me njerez nga estrada ,kam totalisht nje grup tjeter njerezish qe nuk kan te bejne me muziken”, tha Poloska.

 

Si filloi interesi juaj për muzikë dhe kush e zbuloi talentin tuaj?

Poloska : Gjtihsesi “fajtoreë” kryesorë janë prindërit e mij dhe normal e gjithë familja ime, sepse si shumë e vogël dikund 4- 5 vjeçare e vetmja unë nuk linja rehati në shtëpi dhe çdokund ku shkonja isha ndoshta dhe e neveritshme duke ja lëshuar zërin TV-së apo radios dhe vallzonja deri sa të më merte gjumi dhe prap vazhdonte e njejta procedurë të nesërmen

Ju çdoherë bëni diçka të re. Nga ju erdhi inspirimi për klipin e fundit “Kush o mama” dhe si lindi ideja për një bashkëpunim me Mc Kreshen?

Poloska : Kjo këngë egzistonte qysh para 5 muajve,  rastësisht lindi ideja në mes menaxherit tim i cili njëkohësisht është edhe vëllau im,  i cili kishte biseduar me Kreshën në Shkup dhe pastaj më njoftoi dhe  un e pranova që Mc Kresha të jetë musafir në këngën time,ndërsa kësaj radhe në tekstin më tepër u përqendrova për rolin e meshkujve dhe femrave në shoqërinë ku jetojmë,duke potencuar se femra përveç si një amvise e mirë, ka fuqi edhe nëpër sfidat e jetes.

E kujt ishte ideja për këtë videoklip kaq unik dhe kush u kujdes për pamjen tënde?

Poloska: Ideja kryesisht ishte e Entermedies. Edhe pse un bashkpunoj vite me radhë me Fitorën nga Shkupi,kësaj radhe ENTERMEDIA  bashkpunon  me Vjollca Metaj salloni Angel në Prishtinë, poenta ishte që të mos përdoren shumë ndryshime por më tepër akcent ti ipet mesazhit të këngës nëpërmjet aktrimit.

Çfar raporte keni me këngëtaret e estradës sonë? Me kë jeni më të afërt dhe kë nuk mund ta duroni?

Poloska : Globalisht me të gjith i kam raportet shumë korekte, në veçanti me disa jam pak më e afërt që na shkon biseda. I duroj të gjithë nuk kam urrejtje ndaj askujt e as që jap hapësirë për t’a ndjer urrejtjen sepse në jetën private shum pak kontaktoj me njerëz nga estrada , kam totalisht një grup tjëtër njerëzish që shoqërohem të cilët nuk kan të bëjnë me muzikën.

Cilat janë anët negative dhe pozitive të suksesit si këngëtare?

Poloska : Pozitive janë se deri sot un egzistoj si një person shum normal, pa paragjykime,në asnjë moment nuk kam rënë në kurth të famës, ndërsa negative edhe po të ketë,thjesht i pranoj të gjitha si pjesë e asaj që quhet shoëbiz.

 Cili zhanër ju fle në zemër?

Poloska : Zhanrin rnb e vecoj si te vecant.

Si dhe me kë e kaloni kohën e lirë, dhe në cilat vende mund të ju takojnë më shpesh fansat tuaj?

Poloska : Kohën e lirë e kaloj si çdo e re, nuk kam vend të preferuar çdoher spontan.

Cila është gjëja pa të cilën nuk mund të rrish?

Poloska : Muzika dhe kafeja

A ka zënë vend dikush në zemrën e Leonores?

Poloska : Për momentin askush e në momentin që dikush do të zë vend do t’ju njoftoj

A planifikoni ndonjë koncert kësaj vere dhe ku do t’i kaloni pushimet verore?

Poloska : Më tepër do të jem në Kosovë prezente nëpër mbrëmje si dhe në disa pjesë tjera në Maqedoni. Kurse pushimet do t’i kaloj në destinacionin tim të preferuar Greqi, me shoqeri si dhe do të vizitoj disa ditë Evropën.

Çfarë të rejash mund publiku të presë nga ju?

Poloska : Në shtator do të ketë një këngë të re por dua që ta lë supriz...

Cila do të ishte këshilla jote për të gjitha vajzat shqiptare, veçanërisht për ato që duan të marrin rrugën e muzikës?

Poloska : Të kenë vetbesim në vetë,luftarake dhe vetëm përpara...

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

anonime në 03/09/2010 21:30:09
avatar
pershendetje me kujtohet shum mir ne patronatet e shkolles kur ti ishe nje vajz e vogel dhe imitoje michael jakson me levizjet e tij, por tash jam e bindur se jane aftesit e tua pa imitacione. suksese kujdes ne veshjen mos e tepro si kengetaret e reja. cdo te mir.
Thumbs Up Thumbs Down
0
total: 1 | Treguar: 1 - 1

Publikoni komentin tuaj comment

Ju lutem shënoni kodin që shikoni në imazh:

  • email Email shokëve
  • print Printo
  • Plain text Vetem tekst
Vlerëso tekstin
0